PDK e mbështet çfarëdo propozimi të Presidentit për përfaqësuesin e Kosovës në bisedime

15:06 | 8 Gusht 2018
Arbresh.info

Partija Demokratike e Kosovës ka mbështetur deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, i cili i ka bërë thirrje shefit të grupitn parlamentar të LDK-së, Rexhep Hoti për ta përfaqësuar Kosovën në bisedime.

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti në një përgjigje për portalin Arbresh.info ka thënë se PDK e mbështet çfarëdo propozimi që vije nga Presidenti i Kosovës.

Ne si PDK e mbështesim parezervë Presidentin e Republikës së Kosovës dhe konsiderojmë se autoriteti dhe puna e Presidentit është punë jashtëzakonisht e mirë, mbipartiake dhe është një President i cili ka të gjithë autoritetin e nevojshëm për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës jo vetëm në dialog por edhe në çështje tjera. Por në qoftëse Presidenti i Republikës së Kosovës bënë një propozim çfarëdo qoftë ai për të cilin e konsideron si të arsyeshëm, PDK nuk ka asnjë arsye të mos e mbështes Presidentin”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme