Dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të tërhiqet dhe të kthehet në pikën zero, shkruan arbresh.info.
PDK dhe LDK e kanë konsideruar si antikushtetues dhe se i njëjti është kundërshtuar nga Komisioni i Venecias.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Qeveria po tenton të sjellë diçka antikushtetuese.
“Ky projektligj është antikushtetues duke kërkuar që i njëjti të shkoj në komisionin e Venecias. 90 për qind e projektligjit që e keni iniciuar është kundërshtuar nga Komisioni i Venecias. Shprehim vullnetin të bashkëpunojmë për secilin projektligj. Ju sot po synoni të sjellni diçka që nuk qëndron me kushtetutë. Po kërkojmë të njëjtin ta tërhiqni nga ky kuvend”, tha ajo.
Tërheqje të këtij Projektligji ka kërkuar edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
“Diskursi të mos jetë na dhe ju sepse per këtë temë jemi të gjithë. Nuk guxojmë që tekste të tilla të shkatërrojnë gjithçka të mirë në Kosovë. Ju e keni dërguar vetëm një projektligj dhe nuk keni marr rekomandim prandaj e keni dërguar në gjykatë”, tha Selmanaj./arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...