Krerët e koalicionit PDK-AAK por jo edhe bashkë me ata të NISMA, vazhdojnë politizimin e sindikatave, njëherë atë të shëndetësisë, më pas të pensionistëve dhe së fundi dhe më madhes atë të punëtorëve.
Për më tepër, ato po nënshkruajnë memorandume ende pa e ditur se kush mund të jetë fitues në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit, duke lënë mundësinë që këto memorandume të mbesin vetëm në letër pas kësaj date.
Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR Korab Sejdiu në një intervistë për arbresh.info tha se nënshkrimi i këtyre momerandumeve është një tentativë e PDK-AAK-Nisma ti politizojnë sindikatat ë punëtorëve, dhe nga frika e humbjes po pretendojnë të kenë ndikim mbi ta.
“Është një tentativë e koalicionit PAN tI politizoj sindikatat që duhet të jenë të pavarura mirëpo duke e parë se janë në panik dhe po e shohin humbjen atëherë janë duke i bërë edhe tentativat e fundit për ti bindur disa elemente brenda shoqërisë tonë të cilat po pretendojnë të kenë ndikim mbi vendimmarrjen e punëtorëve.”
Ai tha se këto momerandum bashkëpunimin që po nënshkruhen nga PAN nuk e frikësojnë koalicionin e tyre pasi që punëtorët dinë të vlerësojnë drejt .
“Për koalicionin e shpresës vendimmarrja e punëtorëve është në anën e atyre që ju ofrojnë punë dinjitet dhe shpresë e ata jemi ne, kështu që ata mund të nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi më këndo apo me cilindo person që ata mendojnë që i përfaqëson masat.”
Sipas tij, sindikatat duhet të jenë të pavarura dhe jo të mbajnë anime politike, dhe nga momenti i nënshkrimit në këto forma, këto sindikata nuk kanë vlerë juridike dhe as morale.
Ndërsa zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Shkodran Hoti theksoi se koalicioni PDK-AAK po tentojnë t’i kapin edhe sindikatat e punëtorëve ashtu si e kanë kapë shtetin.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje në vazhdimësi kemi folur për kapjen e shtetit dhe kapja e shtetit pra nënkupton kapje të shumicës së institucioneve dhe në kuadër të kësaj pushteti i kaluar i PDK e cila i ka futi nënë sqetull edhe dy partitë tjera që kanë qenë në opozitë i kanë nënë kontroll shumë institucione.”
Ende nuk dihet nëse përfaqësues tjerë që janë pjesë e këtyre sindikatave janë pajtuar për të mbështetur politikisht ndonjë parti politike, pasi që në këtë mënyrë i bie se të gjithë ata që mbrojnë interesat e shërbyesve civil edhe zyrtarisht janë politizuar./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...