Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për qytetin e Prizrenit për katër vitet e ardhshme.
Nënshkrimet për marrëveshje i kanë vënë kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i cili fitoi në rundin e parë dhe ish kandidati i AAK-së për kryetar, Lulzim Kabashi.
Totaj ka thënë së ky koalicion është pjesë e qasjes së tij për të bashkëqeverisë me ato parti që kanë qëllime dhe ide të mira, si dhe përputhje të programeve për të mirën e qytetarëve të Prizrenit.
“Kjo marrëveshje vetëm sa e rritë dhe e forcon fitoren tonë të madhe me 19 Nëntor. Zotohem se do t’iu shërbejmë të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit pa dallim përkatësia etnike e politike”, tha Totaj.
Nga ana e tij, Lulzim Kabashi nga AAK tha se në garën e balotazhit në Prizren qytetarët do ta mbështesin Shaqir Totajn për kryetar dhe koalicionin që do të përfaqësoj dhe mbështesë më së miri qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Përveç AAK-së, kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit do ta mbështesin edhe subjektet politike të gjitha komuniteteve në Prizren si dhe intelektualë të pavarur.
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...