Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet Shefit të Grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka deponuar sot në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokuroial pasi sipas tyre ky Projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai para gazetarëve tha se së bashku me përfaqësuesin ligjor të kësaj partie kanë dorëzuar Projektligjin në Kushtetuese ngase sipas tij gjashtë nene bien ndesh me Kushtetutën.
“Prej themelimit të institucioneve në vend nuk ka pasur tendencë kaq të qartë për të kapur sistemin prokurorial”, ka thënë Tahiri.
Ditë më parë edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, bëri të ditur se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në.
Por, për Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Këshilli Prokurorial ka qenë i pranishëm deri ne fazat përmbyllëse në legjislacion.
Kështu u shpreh e para e MD, në një intervistë për arbresh.info.
“Keni parasysh që për të njëjtin i kemi dy opinione të komisionit të Venecias”, deklaron Haxhiu.
Sipas ministres Haxhiu, gjithë këto kundërshtime po ndodhin për shkak që ata po duan t’i ruajnë pozicionet e tyre.
“Këto nuk është se janë reagime me qëllim të ruajtjes së sistemit të drejtësisë, mirëpo duket që janë reagime që kanë për qëllim që të ruajnë pozicionet që ata i mbajnë”, deklaron Haxhiu.
Ajo ka thënë se ky projektligj është një reformë për sistemin e drejtësisë.
“Ka kaluar një projektligj i rëndësishëm që ka të bëjë me Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe është një reformë e madhe për sistemin e drejtësisë dhe në të njëjtën reformë, ka marrë pjesë edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, deri ne fazat përmbyllëse në legjislacion, ata kanë qenë të pranishëm. Keni parasysh që për të njëjtin i kemi dy opinione të komisionit të Venecias, që vërtetojnë ndryshimet tona dhe që konsiderojnë që të njëjtat janë në linjë me standardet evropiane apo të drejtat e njeriut”, thotë Haxhiu.
E para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e befasuar që Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka bërë thirrje që të mos zbatohet një ligj i cili është nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës.
“Për mua është hera e parë dhe madje paparecedentë se si një institucion si KPK, përdor deklarata të tilla kërcënuese, dhe jep shembullin më të keq nëpër qytetarët e Kosovës se si duhet të mos zbatohen ligjet e nxjerra nga Kuvendi”, ka thënë Haxhiu./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...