Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Sipas PDK-së, ky ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike, raporton arbresh.info
Deputeti i kësaj partie Mergim Lushtaku deklaroi me shqyrtimin e Ligjit për Pagat është shkelur dinjiteti i punëtorëve dhe qytetarëve të Kosovës.
“Realisht në këtë fundvit nuk do duhej të jetë, por pe përmbyllim këtë vit me një paraqitje tjetër në Gjykatën Kushtetuese ku mendojmë se do të ketë edhe një shkelje të radhës të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
“Sot me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës kemi ardhur në Gjykatën Kushtetuese për të paraqitur kërkesën për kushtetutshmërinë e ligjit për zyrtarët publikë që ne mendojmë që kanë bërë një shkelje të radhës të Kushtetutës. Janë shkelur dinjiteti i nëpunësve publikë dhe civilë dhe prandaj kemi menduar që në katër pika të shkeljes së këtij ligji t’i paraqesim këtu”.
“Ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë ligjin për zyrtarët publikë”, tha Lushtaku.
Mes tjerash, Lushtaku tha se vitin 2022 e kemi nisur mbrapsht pasi Qeveria Kurti në shumë aspekte ka dështuar.
“Vitin 2022 e kemi filluar mbrapsht pasi Qeveria Kurti dhe mazhoranca në çdo aspekt ka dështuar në pjesën kryesore të qeverisjes, implementimin e planit të veprimit dhe prioritetet e saj. Ka dështuar në ndihmesën e qytetarëve dhe kemi krizë të thellë ekonomike” u shpreh Lushtaku.
Tutje, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda tha se kërkesa e tyre në Gjykatën Kushtetuese është bërë pasi sa i përket ligjit për pagat janë shkelur të drejtat e njeriut dhe të drejtat e punëtorëve.
“Është shkelje kushtetuese dhe e marrëveshjes së MSA-së. Po ashtu edhe në preambulën e të drejtave të Njeriut. Është e pa pranueshme se Qeveria e Kosovës të Aplikojë për në BE e mos të marrë parasysh kërkesën e tyre për këtë ligj. Ne besojmë që është shkelur Kushtetuta me këtë ligj. Të gjitha ato që i ka thënë BE ne i kemi paraqitur në kërkesën tonë. Thuhet po ashtu se marrëveshjet ndërkombëtare janë mbi ligjet e Kosovës. Reforma Administrative nuk përfundon pa ligjin për pagat”, përfundoi Gruda.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ditë më parë e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publikë ku 62 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e tij dhe prej tyre 58 kanë votuar për, dhe katër kanë abstenuar.
Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë në votim. /arbresh..info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...