Partnerët e koalicionit po shpërfaqin dallimet e tyre sa i përket çështjes së demarkacionit.
Partia më e madhe në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po insiston që brenda javës se ardhshme demarkacioni me Malin e Zi të procedohet në Kuvend, kurse në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), nuk duan që kjo çështje të shkojë në Kuvend për sa kohë që nuk sigurohen votat e nevojshme për ta kaluar këtë ligj.
Dallimet në mes të PDK’së dhe LDK’së për çështjen e demarkacionit u konfirmuan pas bisedës telefonike që Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli patën me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Bryan Hoyt Yee.
Përderisa në komunikatën e Kuvendit u tha se Veseli dhe zyrtari amerikan u pajtuan qe demarkacioni të hidhet në votim javën e ardhshme, në komunikatën e qeverisë nuk u përmenden fare data.
Vet Kryeministri Mustafa kishte thënë në fillim të këtij muaji se brenda prillit demarkacioni do të shkoj në Kuvend, por siç duket ka hequr dorë nga ky deklarim.
I pari i ekzekutivit, në një interviste për mediet ditë me parë tha se demarkacioni mund të mos procedohet deri në fund të muajit maj apo në fillim të muajit qershor.
Se nuk do të ketë procedim të demarkacionit javën e ardhshme e thotë edhe këshilltari i Kryeministri Mustafa, Bajram Gecaj.
Ai ka bërë të ditur se Kryeministri do të udhëtoj javën e ardhshme në Bruksel për të bindur Brukselin zyrtar qe liberalizimi i vizave të ndodhë më kusht për qytetarët e Kosovës.
Krejt ky prolongim i çështjes se demarkacionit ndërlidhet me mungesën e votave. Në LDK thuhet të jenë 9 deputetë kundër version aktual të demarkacionit. Në anën tjetër, në PDK thuhet se janë vetëm 2 deputetë.
Tashmë thuajse ka një qëndrim zyrtar të PDK’së se nëse dështon ratifikimi i demarkacionit, atëherë duhet t’i hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Deri tash gazetametro.net ka raportuar se zgjedhjet do të mbahen në pjesën e parë të muajit qershor. Ndryshe, Deputetët e LDK’së që janë kundër apo abstenojnë lidhur me demarkacionin janë, të listuar më poshtë.
Sabri Hamiti
Adem Salihaj
Shpejtim Bulliqi
Armend Zemaj
Besa Gaxherri
Vjosa Osmani
Fatmir Rexhepi
Arben Gashi
Anton Quni
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...