Dega e PDK-së në Kamenicë ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është marrë vendim që në garën e balotazhit të përkrahet kandidati i LDK-së, Shaip Surdulli, i cili do të ballafaqohet me kandidatin e Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, i cili doli kandidati më i votuar në këtë komunë.
Përmes një njoftimi për media, Dega e PDK-së në Kamenicë bëri të ditur se do të nënshkruhet një marrëveshje me LDK-në, për përmbajtjen e së cilës simpatizantët dhe votuesit do të njoftohen pas takimeve që do të mbahen.
Më poshtë shkrimi origjinal i degës së PDK-së në Kamenicë:
Kryesia e Degës në Mbledhjen e sotme të Jashtëzakonshme , datë 31.10.2017 , faleminderoi dhe diskutoi për ofertën e kandidatit të LDK-së z.Shaip Surdulli që është në garën zgjedhore të balotazhit për kryetar të komunës së Kamenicës më 19.11.2017 ! Kryesia e Degës duke përshëndetur dhe duke faleminderuar për angazhimet e deritashme gjitha strukturat drejtuese të Degës: OGD-në,RDK-në, organizmat tjerë funksionalë, adhuruesit e simpatizuesit e PDK-së kërkon, që për interesa të funksionalizimit të organeve e të organizmave institucionalë lokalë dhe për interesat politike e të funksionimit të Degës së LDK-së,në garën zgjedhore të balotazhit më 19.11.2019 të përkrahim në fushatën zgjedhore dhe me votën tonë kandidatin e LDK- së për kryetar komune z.Shaip Surdulli! Në debatet e Kryesisë së Degës pati vetëm një deklarim (n/kryetari, z.Sinani ,që për arsye personale thotë nuk e përkrah , por e mbështet vendimin e Kryesisë së Degës) ! Nga Kryesia u mandatua kryetari i Degës, prof.dr.Emin Krasniqi ,që të përvijojë objektivat e një Marrëveshjeje për një Koalicion të pranueshëm politik për anëtarësinë dhe adhuruesit e PDK-së ,që do t’u sjellë fitoren kandidatit të Koalicionit për kryetar komune z.Shaip Surdulli dhe partnerëve të Koalicionit, më 19 nëntor 2017 ! Për përmbajtjen e Marrëveshjes organet drejtuese të Degës, simpatizantët e votuesit do të njoftohen në takimet e ardhme !Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së kërkojmë dhe urojmë që të dëshmojmë për të satën herë unitetin tonë në veprime që është interes edhe yni politik !Kryetari i Degës së PDK-së ,prof.dr.Emin Krasniqi.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen