Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas tensioneve që ndodhen sot në veri të vendit, ku pesë zyrtarë policorë mbetën të lënduar dhe dy vetura u dëmtuan nga protestuesit serbë.
në reagimin e kësaj partie thuhet se janë të shqetësuar, pas tensioneve në komunat e veriore të Kosovës dhe dënojnë tendencën për dhunë nga grupet e dirigjuara nga Serbia
“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e PDK-së, përcjell Arbresh.info
Reagimi i plotë nga PDK
Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirixhuara nga Serbia.
Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve.
Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë.
lexo edhe:
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë