Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-Kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga ana e një grupimi politik që po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së.
Ky subjekt politik fton të gjithë qytetarët e Drenasit që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim, shkruan arbresh.info.
PDK thotë se në zgjedhjet e së dielës, kjo parti ka vetëm një kandidat dhe ai është Ramiz Lladrovci.
“Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional. Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin 177 dhe kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci”, thuhet në reagimin e PDK-së./arbresh.info/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...