Mesazhe mes deputetëve të PSD-së dhe atyre të koalicionit qeverisës janë publikuar nëpër mediat vendore gjatë ditës së sotme.
Në të njëjtat, flitet për votimin e buxhetit për vitin 2019 nga Partia Socialdemokrate, dhe akterë në të njëjtat janë deputetët Dardan Molliqaj, Pal Lekaj, Frashër Krasniqi dhe Bilall Sherifi, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këto publikime ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovoës.
Deputeti i këtij subjekti, Zenun Pajaziti, teksa ka refuzuar të flasë për përmbajtjen e këtyre mesazheve, ka thënë se mediat së pari është dashur ta shohin aspektin e cënimit të privatësisë së deputetëve.
“Së pari mediat do të ishte dashur që të shikojnë mënyrë ligjore të publikimit të komunikimeve që bëhen mes njerëzve dhe që nuk janë publike. Pra gjithmonë të shikohet nëse personat në fjalë i kanë autorizuar ato biseda apo jo”, ka thënë Pajaziti.
Ndërkohë, në lidhje me publikimin e këtyre mesazheve ka reaguar edhe Vetëvendosje.
Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu ka thënë se PSD-ja është duke bërë pazare me koaliconin qeverisës.
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...