Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku më bashkëpartiak kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 16 vjetorin e pavarësisë.
Krasniqi tha se në këtë ditë të përvjetorit të Pavarësisë përkujtojnë të gjithë të rënët për lirinë e popullit të Kosovës.
Ai me këtë rast ka uruar edhe ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Për ë shfaqur edhe njëherë respektin dhe përuljen para sakrificës sublime të Jasharëve dhe për të uruar dhe përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë e popullit tonë. Në këtë moment po ashtu dëshiroj t’i uroj të gjithë ushtarët e UÇK e në mënyrën më të veçantë t’i uroj për këtë ditë të Pavarësisë udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, presidentin Thaçi, ish kryetaret e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish deputetin Selimi e ish-bashkëluftëtaret e tyre”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info/
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë