Sot, në Ottawa të Kanadasë, në mbledhjen e 206-të të Komitetit Ekzekutiv të Internacionales Liberale (LI), Partia Demokratike e Kosovës, pa asnjë votë kundër, është bërë anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate.
Në këtë takim, PDK u përfaqësua nga Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Bernard Nikaj, i cili shpalosi kërkesën dhe vizionin e PDK-së.
“Pas pranimit vitin e kaluar në LIBSEEN, ALDE dhe sot në Internacionalen Liberale, zyrtarisht, Partia Demokratike e Kosovës bëhet e vetmja parti nga Kosova e cila bëhet anëtare me të drejta të plota në të gjitha nivelet e organizatave më të mëdha politike – rajonale, evropiane dhe botërore”, thuhet në komunikatën për media nga PDK, përcjell Arbresh.info.
Internacionalja Liberale është një organizatë e partive liberale dhe demokratike – e cila është themeluar në Oxford në vitin 1947.
Aktualisht, Internacionalja Liberale – brenda vetes ka mbi 120 parti politike dhe organizata nga e gjithë bota.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se ky është një lajm tejet i rëndësishëm për PDK-në.
“Anëtarësimi në Internacionalen Liberale, përveç që plotëson ciklin e ndërkombëtarizimit të PDK-së, fuqizon përkushtimin dhe vizionin tonë për ndërtimin e një shoqërie ku liria individuale, mundësitë e barabarta dhe drejtësia për të gjithë, pa dallim, do të jenë vlerat themelore. Urime të gjithë kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve tanë ky lajm kaq i madh dhe i rëndësishëm. Besoni në Kosovë – Besoni në PDK!”, ka thënë Krasniqi.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...