Google ADS

PDK: Albin Kurti pa plan qeverisës, t’i ndalë veprimet e paligjshme ndaj administratës së pavarur

11:24 | 23 Shkurt 2020
A Z

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj dhe Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi, kanë mbajtur sot konferencë për media për zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tyre, edhe pas 5 muajve nga zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk ka ofruar një program qeverisës.

Totaj kërkon nga Kurti që ti mbaj duart larg nga këto institucione

“Z, kurti ka ndërmarr veprime qe sulmojnë administratën pavarur të shtetit. Është e qartë se kjo qeveri ka filluar një pastrim me agjendë politike brenda institucioneve të republikës së Kosovës. Shembulli është rasti tek drejtori i doganës që kishte ardhur në këtë pozitë pas një konkursi transparent. Ky veprim i Albin Kurtit ka qenë i pa ligjshëm dhe i dëmshëm dhe lënia e këtij institucioni pa ushtrues detyre për më shumë se 12 ditë ka venë në rrezik shtetin e Kosovës nga e cila sigurohet pjesa më e madhe e buxhetit  të Kosovës. Ne e ftojmë këtë qeveri ti mbaj duart larg nga këto institucione dhe individ të cilët deri më tani janë shquar me sukses. Dogana e Kosovës ka pas një performace shumë të mirë, dhe ka lehtësuar shkëmbimin tregtarë dhe ka luftuar kontrabandën”./arbresh.info.

Nga ana e tij, Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi tha se këto veprime antiligjore të Kurtit vijnë pasi ai ende nuk ka një plan qeverisës.

“Dhe si rezultat ne e kemi një qeveri pa një orientim të qartë, e cila veprimet e saja i bazon në populizëm duke e imponuar mentalitetin improvizues. Pa një plan të qartë, e pa propozime konkrete deri më tani për buxhetin, Qeveria e Kosovës e ka reduktuar rolin e saj vetëm në akte ad-hoc-e dhe vendime populiste”, tha Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“Qeveria Kurti, përpos mungesës së programit qeverisës ka mungesë edhe të kohezionit të brendshëm me partnerin e koalicionit. Si e tillë, kjo Qeveri fletë me dy apo me shumë qëndrime, gjë që thellon edhe më shumë paqartësitë. Mos koordinimi në mes LVV dhe LDK krijon paqartësi tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombetarë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Partinë Demokratike të Kosovës këto dy raporte janë të domosdoshme për të ardhmen e mire të vendit”, tha Bytyçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme