Edhe pse kanë kaluar më shumë se nëntë vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës akoma e ka të përfshirë atë në programin partiak.
PDK, e cila ka ridizajnuar uebfaqen e vet para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, duket se ka harruar të përditësojë edhe faqen për programin partiak.
Kjo është vënë re nga Albert Krasniqi i Institutit Demokratik të Kosovës që ka thënë se “përpos që s’e kuptoj përse shpallja e pavarësisë mbetet pikë e veçantë në programin e PDK-së, nuk arrij të kuptoj as ndërlidhjen e simbolit të dollarit me pavarësinë e Kosovës”.
Në pikën e veçantë për pavarësinë e Kosovës thuhet:
PAVARËSIA E KOSOVËS – KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR STABILITET NË RAJON
– Për PDK-në, pavarësia e Kosovës mbetet kusht i domosdoshëm për paqen, stabilitetin në Kosovë e rajon. Pavarësia e Kosovës është zgjidhje reale dhe nuk rrezikon askënd.
– PDK i ve vetes për qellim realizimin e aspiratave të shoqërisë civile në Kosovë për pavarësinë e vendit përmes proceseve demokratike.
– PDK periudhën e bashkëqeverisjes me UNMIK-un, OSBE –në e konsideron kalimtare, gjatë së cilës periudhe procesi i pavarësisë është kristalizuar dhe realizuar në pajtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...