Partia e Drejtësisë përshëndet lirimin e ish-komandantit të UÇK’së, njëherësh kryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke e vlerësuar vendimin e drejtë ndonëse të vonuar të institucioneve të drejtësisë.
“Edhe një herë u vërtetua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- Komandantit Sami Lushtaku. Vlerat e UÇK-së dhe popullit liridashës janë të paprekshme. Lufta e UÇK-së për liri dhe për një shtet që sot ne gëzojmë ishte e drejtë dhe pavarësisht sfidave ajo përherë do të triumfojë përballë çdo padrejtësie”, thuhet në komunikatën e PD-së. Partia e Drejtësisë uron të gjithë qytetarët e Kosovës e në veçanti ata të Skenderajt dhe gjithë Drenicës për lirimin e Lushtakut, duke uruar e shpresuar edhe në lirimin e bashkëluftëtarëve tjerë të grupit Drenica’, thuhet në komunikatën për shtyp.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok