PD dënon fuqishëm sulmin terrorist në Las Vegas

19:45 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Partia e Drejtësisë fuqishëm dënon sulmin terrorist në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i shpreh ngushëllime më të përzemërta gjithë familjareve të viktimave të pafajshëm, duke shpresuar se e keqja të përfundojë njëherë e përgjithmonë.

“Çdo akt terrorist, kudo që ndodhë në botë e veçanërisht në shtetin i cili çdo herë ka qenë mbështetës i Kosovës, dhe gjithë shqiptarëve, ngjallë ndjenjat e pikëllimit e dhembjes dhe njëkohësisht e rritë solidaritetin të çdo qytetar i Kosovës dhe institucionet e vendit:, thuhet në reagim.

PD thekson se do të qëndrojnë të bashkuar në çdo situatë kundra kësaj të keqe që po e rrënon civilizimin njerëzor, duke e kërcënuar rendin dhe ligjin me të cilën udhëhiqet bota e civilizuar.

“Asnjëherë në historinë e njerëzimit agresiviteti i vrazhdë e primitiv nuk ka arritur t’i  mposhtë vlerat e as vullnetin njerëzorë për të jetuar të lirë nën ombrellën e vlerave qytetëruese”, thekson PD.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme