Mësimdhënësit e shkollave të komunës së Mitrovicës nuk kanë përfillur kërkesën e kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri, që mësimi të fillojë sot, qoftë edhe me arsimtarë vullnetarë.
Drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Iset Beka, ka konfirmuar mos mbajtjen e mësimit në shkollat e Mitrovicës.
“Jo, nuk është duke u mbajtur mësimi në asnjë shkollë. Nuk kemi as mësimdhënës vullnetarë, me gjasë po hezitojnë për shkak të kolegëve ose SBASHK-ut, nuk e di”, ka thënë shkurt Beka.
Ndërkaq, Isa Ismajli, kryetar i Sindikatës së mësimdhënësve në komunën e Mitrovicës, e ka quajtur të gabuar deklaratën e kryetarit Bahtiri për mbajtjen e mësimit sot, përmes mësimdhënësve vullnetarë.
Sipas tij, kryetari Bahtiri nuk ka arritur të gjejë vullnetarë, ndërsa konfirmoi se greva është duke vazhduar në të gjitha shkollat e kësaj komune. “Deklarata e kryetarit Bahtiri për mbajtjen e mësimit me arsimtarë vullnetarë është e gabuar. Ai me siguri ka tentuar të gjej këta arsimtarë në mesin tonë, por nuk ia ka arritur qëllimit.
Greva vazhdon në Mitrovicë 100 për qind”, u shpreh Ismajli. Kryetari Bahtiri, pati deklaruar ditë më parë se të hënën do të fillojë mësimi me mësimdhënës vullnetarë në Mitrovicë. “Nuk do të tërhiqem nga kërkesa për të angazhuar mësimdhënës vullnetarë në komunën e Mitrovicës, nëse nuk ndërpritet greva e thirrur nga SBASHK-u”, pati thënë Bahtiri, duke shtuar se mbi 50 për qind e mësimdhënësve të Mitrovicës përkrahin kryetarin e komunës së tyre.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...