Në Londër është promovuar libri i autorëve Robert Elsie dhe Bejtullah Destani i titulluar “Kosova një histori dokumentare, nga luftërat ballkanike në luftën e dytë botërore”, i cili flet për raportet e krimeve të Serbisë midis viteve 1912-1945 nën dritën e dokumenteve të panjohura nga Arkivat Kombëtare në Londër.
Aty u tha se rruga për identitet dhe pavarësi e shtetit më të ri në Evropë, ka qenë e gjatë dhe e hidhur.
Në këtë ceremoni autorët kanë thënë se vetëm kush njeh të shkuarën mund të kuptojë të tashmen dhe t’i jap formë të ardhmes. “Kjo është e vërtetë sidomos në Ballkan”. Gjithashtu u theksua se kujt do që i intereson për të njohur fatin e Kosovës për t’u shkëputur nga Serbia, duhet të fillojë nga ky libër.
“Çfarë ka bërë Serbia nga 1912-1945. Libri është kryesisht me dokumenta britanike për situatën se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë këtyre viteve. Tregon vrasjet, vuajtjet dhe shumë probleme të tjera të çështjeve të kolonizimit dhe shpërnguljeve të qytetarëve të Kosovës”, thotë studiuesi Destani.
Libri është botuar nga Tauris në marsin e këtij vitit në Londër e është hartuar nga i ndjeri Robert Elsie, ekspert në fushën e studimeve shqiptare. Studiuesi Bejtullah Destani prezanton në Muzeun Historik Kombëtar edhe studimin “Letra shqiptare” të arkeologut britanik Artur Evans që sërish e çon lexuesit në epokën e nacionalizmit dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë të fundit Destani ka në duar një botim me rreth 1400 faqe dokumente.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...