Në muajin shkurt të këtij viti, serbja Dijana Ziviq mori detyrën e Ministres së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.
Ajo zëvendësoi Nenad Rikallon, emri i të cilit ishte përfolur për keqpërdorime në këtë ministri ndërsa pak ditë pas formimit të qeverisë së Kosovës në muajin shtator të vitit 2017, disa qytetarë të një lagjeje të Prishtinës, u thanë medieve sesi Rikallo, ka keqtrajtuar e torturuar qytetarët shqiptarë dhe gjatë luftës ishte pjesë e forcave të armatosura serbe.
Por ndryshe duket se mendon Ziviq, e cila mori detyrën nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Ajo është treguar patriote e vërtetë kur u paraqit me flamurin e Kosovës në dorë në një ndejë të organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Në Ditën e Komunitetit Turk, në një koktej rasti, Ziviq u paraqit pranë kolegëve derisa në dorë shihet të ketë flamurin e Kosovës, transmeton gazeta express.
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?