Në dhjetor të viti të kaluar ishte nënshkruar një marrëveshje për heqjen e kufirit Kosovë Shqipëri, e kjo marrëveshje duket se nuk do të realizohet. Krejt kjo për faktin se Shqipëria është tërhequr nga kjo iniciativë në momentet e fundit, pa dhënë ndonjë shpjegim.
Lexo edhe: Ekskluzive: Shqipëria tërhiqet nga marrëveshja për heqje të kufirit me Kosovën
Sipas analistit politik Imer Mushkolaj, Shqipëria duhet ta marrë paraprakisht lejen nga Brukseli për t’i vazhduar procedurat për heqjen e kufirit me Kosovë.
“Shumica e marrëveshjeve që janë bërë me Shqipërinë ma shumë janë bërë për arsyeje të shitjes së patriotizmit prej të dyja anëve janë bërë për urdhra të partive edhe pse kohët e fundit disa prej marrëveshjeve i kemi parë duke u zbatuar në praktik por mos të harrojmë se megjithatë Shqipëria është shumë më përpara neve në aspektin e dyerve Evropiane edhe ka detyrime ndaj Brukselit për çka do qoftë ndaj ndryshime që e bënë në kufij të konsultohet edhe me ta kështu që po supozojmë qe mund të jetë edhe kjo një ndër arsyet pse është tërheq për shkak se për kufirin me Kosovën për rregullimin e çfarë do forme të kufirit me Kosovën thjesht duhet ta marrë edhe pajtimin e Brukselit”, thotë Mushkolaj për arbresh.info.
Analisti politik Ramush Tahiri vlerëson se Shqipëria ka obligime ndaj agjendës së integrimeve evropiane. Ai thotë se edhe më herët Komisioni Evropian i ka bërë vërejtje me shkrim shtetit shqiptar duke kërkuar kontrollin e dyfishtë në kufirin Shqipëri – Kosovë.
“Është e kuptueshme sepse Shqipëria ka obligime ndaj Bashkimit Evropian dhe agjendës së integrimeve evropiane. Edhe më herët Komisioni evropian i ka bërë vërejtje me shkrim shtetit shqiptar duke kërkuar kontrollin e dyfishtë në kufirin Shqipëri- Kosovë. Pra janë politikat evropiane që nën ndikimin e propagandës serbe i frikohen dhe i kundërshtojnë politikat integruese brenda kombit shqiptarë. Shqipëria nxitet për menagjimin e integruar të kufirit me të gjitha shtetet fqinjë bile infrastruktura financohet nga fondet e BE si asht me Malin e Zi Sukubina ndërsa me Kosovën jo. Kjo është paranojë e institucioneve evropian dhe paragjykim për shqiptarët si komb dhe shtet duke shpikur Shqipërinë e Madhe si sintagme dhe si kundërpeshë për proceset shumë normale integruese Kur edhe Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë shtete anëtare të BE atëherë do të kritikojnë se pse kombi shqiptar ka drejtë me i pasur dy shtete dhe dy vota”, thotë Tahiri.
Gjithashtu analisti politik Faik Krasniqi, thotë se nuk e ka pritur që do të zbatohet kjo marrëveshje për heqjen e kufirit.
“Me dhjetëra marrëveshje të nënshkruara deri me tash mes Kosovës dhe Shqipërisë, pjesa dërrmuese e tyre nuk janë zbatuar në praktike. Bëhen mbledhje mes dy qeverive vetëm sa për marketing politik. Nuk kam pritur qe do zbatohet marrëveshja për heqjen e kufirit. Ajo marrëveshje është nënshkruar thjesht për t’u qite hi syve shqiptareve në të dy anët e kufirit. Sikur të kishin qenë aq patriote, për dy dekada do të krijonin një treg të përbashkët dhe ekonomitë e të dyja vendeve do të lulëzonin. Prandaj nuk shoh ndonjë arsye tjetër nga tërheqja për heqjen e kufirit, përveçse patriotizëm të rrejshëm nga qeveritë e te dyja aneve, e sidomos nga ana e Edi Rames”, tha Krasniqi.
Edi Rama e Ramush Haradinaj i dhanë jehonë mbarëkombëtare marrëveshjes mes dy vendeve që doli nga takimi i dy qeverive në Pejë. Menjëherë pas kësaj, Serbia alarmoi autoritetet ndërkombëtare nën pretendimet se palët po angazhohen drejtë një “Shqipërie të Madhe”./A.Zeka/arbresh.info/
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...