Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kryetarit të komunës Shpend Ahmeti, drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunit, si dhe disa zyrtarëve të tjerë publik do t’u kontrollohet plotësisht pasuria.
Agjencia kundër Korrupsion, (AKK), ka hedhur sot shortin për kontrolle të plotë të pasurisë për zyrtarë të lartë të shtetit.
Në mesin e mbi 800 zyrtarëve sa do t’iu kontrollohet pasuria, përveç Veselit, Ahmetit dhe Maxhunit janë edhe Gani Koci, që aktualisht është zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, ish deputetët Naser Osmani, Enver Hoti, Arben Gashi, Teuta Rugova, Duda Balje, Melihate Tërmkolli, Nait Hasani, prokurori special Ali Rexha, ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, ish drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, etj, raporton kp.
Kryeshefi i Agjencisë Kundërkorrupsion, Shaip Havolli, tha se 4988 zyrtarë e kanë pasur obligim që ta deklarojnë pasurinë ndërsa vetëm 72 prej tyre nuk e kanë deklaruar.
Me këtë rast Havolli dha edhe arsyet për disa që nuk kanë mundur ta bëjnë atë.
Ndërsa, nga kontrolli i pasurisë, gjatë vitit të kaluar AKK, sipas Havollit, kanë hasur në disa zyrtarë të cilët e kanë fshehur pasurinë dhe kanë dërguar rreth 50 kallëzime penale.
Sipas tij, edhe tash në vitin 2017 janë duke hetuar 110 raste të deklarimit të pasurisë.
Përveç listës që e kanë obligim, AKK-ja kontrollon edhe pasurinë e zyrtarëve në bazë të informatave që i marrin, nga mediat dhe shoqëria civile.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...