Pastrohet hapësira rreth stadiumit “Fadil Vokrri”, komuna paralajmëron vendosjen e kamerave

18:35 | 14 Nëntor 2019
L G

Komuna e Prishtinës ka pastruar sot hapësirën rreth stadiumit “Fadil Vokrri” .

Këtë e ka bërë të ditur kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka shkruar se edhe pse kjo pjesë është brenda pronës private, ekipet kujdestare të Pastrimit me ndihmën e kompanive të tjera po e pastrojnë këtë hapësirë.

Ai, ka paralajmëruar se pas ndeshjes së Kosovës me Anglinë, do të vendosen kamera për të parandaluar hedhjen e mbeturinave.

“Kjo deponi te stadiumi është pastru disa herë. Edhe sonte ekipet kujdestare të Pastrimit me ndihmë të kompanive tjera po e pastrojnë edhe pse është brenda një prone private. Pas lojës me Anglinë do ti vendosim edhe kamerat në këtë pjesë për të parandaluar në të ardhmen hedhjen e mbetjeve ndërtimore”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159082542502166

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme