Google ADS

Pastrohen rrugët në hyrje-dalje të Prishtinës

18:13 | 22 Tetor 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se janë pastruar rrugët hyrëse të kryeqytetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu bashkë me zyrtarët e drejtorisë sot filluan këtë aksion, shkruan Arbresh.info.

Tutje ai shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është rënë dakord që fundjavave të bëhet një pastrim i tillë.

“U fshinë e lanë me ujë rrugët hyrëse të Kryeqytetit. Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu bashkë me zyrtarët e drejtorisë sot filluan aksionin e pastrimit të hyrjeve të Prishtinës, e në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u dakorduan që fundjavave të bëhet një pastrim i tillë.”, shkroi Rama./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme