10 mijë euro do të kushtoj pastrimi i objektit të Ministrisë së Integrimit Evropian.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.
Në të thuhet se mirëmbajtja dhe pastrimi i objektit prej 1200 m2 është paraparë të bëhet me 9.990,00 euro.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 12 muaj.
Në këtë njoftim thuhet se njëri nga kriteret e dhënies së kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 15 marsi ndërsa po atë ditë nga ora 13:30 do të mbahet takimi për hapjen e tenderëve./Arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...