Google ADS

Pastrimi i Ministrisë së Integrimit Evropian do të kushtoj 10 mijë euro

11:10 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

10 mijë euro do të kushtoj pastrimi i objektit të Ministrisë së Integrimit Evropian.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.

Në të thuhet se mirëmbajtja dhe pastrimi i objektit prej 1200 m2 është paraparë të bëhet me  9.990,00 euro.

Ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 12 muaj.

Në këtë njoftim thuhet se njëri nga kriteret e dhënies së kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 15 marsi ndërsa po atë ditë nga ora 13:30 do të mbahet takimi për hapjen e tenderëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme