Ikja e tërinjve, të diplomuar në profesione të shumta,është bërë një dukuri mjaftë problematike në Kosovë, shkruan Arbresh.info.Viteve të fundit shumë tërinj janë larguar për të gjetur perspektiv në vendet e BE-së.
Në bazë të statistikave për vitin 2016, vetëm në Goethe-Institut, janë rreth 1200 kursantë, që kanë vijuar kurset e gjuhës gjermane.
Ndërsa në kurse të tjera private ka shumë inxhinierë, ekonomistë, arkitektë, infermierë, doktorë e profesionitsë të tjerë që tani më janë duke vijuar kursin e gjuhës gjermane për të ikur nga Kosova.
Kjo mund të sjellë pasoja shumë dimensionale në të ardhmen.
Sociologu Fadil Malokun në një përgjigje dhënë për arbresh.info ka thënë sefrustrimi i akumuluar i të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës, mund t’i sjellë probleme cilësdo qeveri që mund të vijë në krye të vendit, ndonëse ato të përparshmet në një mënyrë apo tjetër e kanë menaxhuar këtë frustrim.
“Politika në Kosovë, vazhdimisht, me mjaft mjeshtri është duke e zhvendosur vëmendjen e të rinjve nga problemet sociale, problemet ekonomike, problemet e papunësisë dhe të varfërisë, duke i zhvendosur ato në një rrafsh tjetër, do me thënë, politik, e që në një mënyrë vijnë si kërcënime, gjoja se veriu, Mitrovica, Serbia, negociatat e kështu me radhë, ” është shprehur Maloku.
Ndërsa Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar për arbresh.info se kjo dukuri e ikjes së të rinjve nga Kosova në mungesë të perspektivës është mjaftë problematike.
Ai ka theksuar se kjo ministri vazhdimisht ka punuar për hapjen e vendeve të punës dhe ka stimuluar vetëpunësimin.
“Por ne ne jemi te kujdesshëm që ata të shkojnë të marrin trajnim dhe përkrahje financiare dhe të kthehen të kontribuojnë në Kosovë,” është shprehur ministri Abrashi.
Në vitin 2016 të dhënat e ministrisë tregojnë së 90 për qind e tyre që kanë shkuar jashtë vendit për të punuar, e kanë respektuar kontratën dhe janë kthyer në Kosovë./Fortesa Shasivari/Arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...