Edhe pak ditë na ndajnë deri tek vendimi që Gjykata Kushtetuese do të marrë në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi në lidhje me qeverinë.
Vendimi i cili do të bëhet publike pas dy ditë nga Kushtetuesja do të vendos për qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Në lidhje më këtë temë profesori universitar, Enver Bytyçi për “Bota sot”, tha që ky vendim do të jetë sfidë për Gjykatën Kushtetuese e cila ka hapaësirë të vendosë pro ose kundër këtij dekreti.
“Për të shkuar në zgjedhje të reja nuk ka pajtim midis partive politike. Madje shumica e tyre i kundërshtojnë ato. Pikërisht këtu qëndron sfida e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të kuptojë se në demokraci nuk ka të drejtë shumica, pse ajo është shumicë. E drejta qëndron te morali politik dhe shprehja e këtij morali në frymën dhe nenet kushtetuese. Shprehja e Gjykatës kushtetuese për këtë është çeshtje interpretimi. Ndaj dhe kjo gjykatë ka hapësirë të vendosë pro ose kundër dekretit të presidentit”, u shpreh profesori.
Më tej, Bytyçi, thotë që një vendim pro dekretit të Thaçit do të dërgoj vendin në anarki dhe prandaj Gjykata Kushtetuese duhet ta promovojë një lloj demokracie për të mirë të vendit.
“Vendimi kundër e zgjidh krizën dhe konfliktin në favor të ardhmërisë dhe jep më shumë garanci për ruajtjen e integritetit territorial të Kovovës. Vendimi pro dekretit të Thaçit e çon vendin në anarki dhe deri në konflikt civil. Nëse shumica e partive politike janë kundër zgjedhjeve të reja, nuk duket që të jenë kundër tyre shumica e qytetarëve të vendit. Raporti midis partive dhe qytetarëve favorizon këta të fundit. Logjikisht për këtë duhet ta thotë fjalën e vet të fundit qytetari i Kosovës. Kjo është demokracia. Gjykata Kushtetuese duhet ta promovojë këtë lloj demokracie”, përfundoi ai./Bota Sot
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik