Nesër, e enjte, është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për targat, dhe si e tillë u proklamua se do të ketë një përshkallëzim të situatës, në rast të mos dakordimit nga Serbia dhe Kosova për një marrëveshje finale, raporton arbresh.info.
Sipas eksperteve të sigurisë institucionet e Kosovës janë të gatshme për çdo situatë të prirur të ndodh në ditët në vijim.
Ndërsa si marrëveshje përfundimtare po shihet heqja e tabelave ilegale ku reciprocitetit të jetë parim në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
Kadri Kastrati njohës i çështjeve të sigurisë në Kosovë, për arbresh.info tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ballafaqohen me çdo situatë, e cila mund të vie nëse dështon ndonjë marrëveshje mes dy shteteve Kosovë-Serbi.
“Institucionet e Kosovës janë të gatshme çdo moment të ballafaqohen dhe e kanë obligim edhe Kushtetutës edhe ligjor që të ballafaqohen me çdo situatë e cila mund të vjen nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje dhe ne jemi në vendin tonë, në shtetin tonë, në territorin tonë, dhe na do duhej të mbrojmë me çdo kusht çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. A institucionet e sigurisë e pamë edhe ditë më parë që janë të gatshme dhe janë duke ju përgjigjur çdo situate, e cila mund të ndodh në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Kastrati.
Deri nesër, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi, por si do të veprohet më tutje.
Gazmir Raci, njohës i procesit të dialogut Kosovë-Serbi për arbresh.info tha se tabelat ilegale duhet të hiqen, ndërkaq reciprociteti është parimi kryesor mbi të cilin do të arrihet një marrëveshje finale.
“Tabelat ilegale duhet me u heq përfundimisht nga përdorimi në Kosovë edhe reciprociteti duhet me qenë parimi mbi të cilin mund të arrihet marrëveshja e re. Gjatë javës palët do të takohen në Bruksel edhe po besoj që atu ka me u gjet zgjidhja përfundimtare që me e mbyll këtë çështje”, tha Raci.
Tutje sipas Racit nuk duhet të ekzistojë një para marrëveshje që t’i paraprijë, por që palët duhet të arrijnë një marrëveshje finale për çështjen e targave.
“Nuk ka çka me pas para marrëveshje përderisa marrëveshja është arrit para disa muajve e cila ka qenë e përkohshme tash duhet me u gjet marrëveshja finale edhe palët me zbatua marrëveshjen finale për çështjen e targave”, tha Raci.
I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë tha se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për arritur marrëveshjen përfundimtare për targat vetëm me parimin e reciprocitetit.
“Më datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, parimi i reciprocitetit do të jetë aty si thelb i çfarëdo zgjidhjeje”, ka thënë Kurti.
Pas deklaratave të Kurtiti i menjëhershëm ishte reagimi i Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Sipas Petkoviqit, kryeministri Kurti nuk ka kredibilitet për të folur në lidhje me reciprocitetin.
“Kurti nuk ka as besueshmërinë më të vogël të flasë në dialog për ndonjë reciprocitet dhe marrëveshje me Beogradin, sepse njoftime të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim i paralajmëruar paraprakisht, i cili nuk ka të bëjë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka thënë ai.
Kujtojmë se kjo marrëveshje i pati dhënë fund bllokadës 12 ditore që serbët kishin bërë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të pakënaqur me reciprocitetin e vendosur nga Qeveria e Kosovës./S.D/arbresh.info/
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...