Gjykata në Colmar të Francës pritet që të enjten të marrë vendim për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj vazhdon të jetë i ndaluar që nga data katër mars e këtij viti me urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Serbisë, transmeton Indeksonline.
Ndryshe Haradinaj është duke u akuzuar për kryerje të krimeve në Kosovë në drejtim të serbëve, akuza nga të cilat doli i pafajshëm nga Gjykata e Hagës vite me parë.
Ndërsa Haradinaj gjatë ditës së djeshme është dekretuar nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me shtetësinë shqiptare e sipas njohësve të drejtësisë, kjo gjë për të është një ndihmë mjaft e madhe pasi shteti i Shqipërisë ka të drejtë ligjore të involvohet drejtpërdrejtë në kërkesën e kundërligjshme dhe politike të Serbisë për ekstradim.
Por ish-kryeministri i vendit Haradinaj është shprehur ditë më parë se nuk beson në mundësinë e ekstradimit të tij në shtetin serb
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...