Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raportohet se përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës do të takojnë figura të larta politike amerikane, kongresmenë, anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe figura tjera politike.
Arifi, Kamberi, Mustafa dhe Sinani gjithashtu lajmërohet se do të takohen me përfaqësuesit të komuniteti shqiptaro-amerikan.
Ndërkaq, kandidati i listës së shqiptarëve të Luginës për deputet, Shaip Kamberi sipas të gjitha gjasave nuk ka arritur që t’i mbledhë votat e mjaftueshme për ta fituar ulësen në Parlamentin e Serbisë.
Për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit i është dashur që t’i mbledhë së paku 609 vota.
Kjo ishte hera e tretë që u përsëritën zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.
Zgjedhjet parlamentare të Luginës së Preshevës janë mbajtur, më 3 prill 2022.
Kamberi, kishte kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginë. Kjo për shkak se, sipas tij, në zgjedhjet e tre prillit shumë qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit.
Kjo vizitë ndodhë në kohën kur çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë është bërë shumë serioze si dhe pas dështimit që shqiptarët të kenë së paku një deputet në Kuvendin e Serbisë./Portali D/
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi