Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që të qartësojë mënyrën si po bëhet kontrollimi i adresave në jug të vendit dhe të precizojë nëse pikërisht kjo pjesë e Serbisë është cak i kontrolleve të rezidencave të cilat po rezultojnë me pasivizimin e tyre.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian ana Pisonero ka konfirmuar se kjo çështje është trajtuar edhe në raportin e progresit për Serbinë që u publikua muajin e kaluar.
“E kemi bërë të qartë se ka nevojë që autoritetet serbe t’i shpjegojnë më mirë publikut se si po kryhen kontrollet e statusit të qëndrimit, duke rezultuar në pasivizimin e adresave të caktuara dhe nëse Serbia e Jugut është në shënjestër të veçantë në këtë drejtim”, ka deklaruar Ana Pisonero.
Ditë më parë Gjykatës Kushtetuese e Serbisë, refuzoi ankesën e një qytetari nga Medvegjapër kthimin e adresës së banimit.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian ana Pisonero tha se institucionet me seli në Bruksel kanë parasysh shqetësimet e e komunitetit shqiptar në Serbi lidhur me problemin e adresave
“Ne po e ndjekim situatën në dritën e angazhimeve që i ka marrë Serbia në kuadër të negociatave të anëtarësimit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare”, nënvizoi zëdhënësja e KE./rtk
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...