Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo u emërua lojtari më i mirë në Serie A për sezonin 2019-20.
Portugezi ndihmoi Juventusin të siguronte Skudeton e tyre të nëntë radhazi nën drejtimin e Maurizio Sarri, përcjell lajmi.net.
“Ishte një vit i çuditshëm, një vit që askush nuk do ta dëshironte, por në një nivel personal dhe ekipor, ishte pozitiv, sepse ne fituam kampionatin,” tha ai për Sky Sport Italia.
“Në fillim, ishte e vështirë të luanim në stadiume bosh, por qëllimi ynë ishte të fitonim kampionatin dhe e bëmë atë”.
“Ne kemi humbur Ligën e Kampionëve, por kështu është futbolli”.
Ronaldo zgjodhi golin e shkëlqyeshëm të shënuar kundër Sampdoria si më të mirin, shikoni videon më poshtë
“Ishte goli im më i mirë, unë jam shumë i sigurt për të,” vazhdoi Ronaldo. “Unë dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, sepse pa ata nuk do të ishte e mundur të merrja këtë çmim”.
“Falë lojtarëve që votuan për mua, ndihem shumë me fat. Mendoj se besimi, qëndrueshmëria dhe pasioni janë sekreti për të vazhduar të shijosh futbollin”.
“Ndihem i motivuar dhe këta elementë duhet të bashkëjetojnë, përndryshe nuk është e mundur të luash në këtë nivel kur të jesh 35, 36, 37 ose 40”.
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...