Pasi u raportua se ngacmoi nxënëset e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, VV pezullon nga anëtarësia mësimdhënësin Hysen Ademi

18:55 | 21 Janar 2020
L G

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Vushtrri ka njoftuar se pas raportimeve për ngacmim të dy nxënësve të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, nga mësimdhënësi Hysen Ademi, i cili është edhe anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE, ka marrë vendim për këtë rast.

Sipas VV-së mësimdhënësit Hysen Ademi do t’i pezullohet  statusi i anëtarit.

VV ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke ftuar organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre. /arbresh.info

Reagimi i plotë:

Pas raportimeve të medieve për ngacmim seksual të dy nxënëseve të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, nga mësimdhënësi Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rasti është adresuar në Komisionin Disiplinor në kuadër të Lëvizjes, me kërkesë të kryetarit të Qendrës, Besim Muzaqi.

Ky rast është trajtuar me prioritet nga Komisioni Disiplinor i cili ka marrë vendim që:

– Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i pezullohet statusi i anëtarit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri shpreh keqardhje për situatën e krijuar.

Ftojmë organet e drejtësisë që t’i zhvillojnë hetimet dhe kërkojmë që ky rast të zbardhet sa më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme