Pas pezullimit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, me vendim të ministrit Arban Abrashi, ka reaguar sekretari i pezulluar.
Ndaj Bytyqit po ashtu është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.
Përmes një konference për media, Izedin Bytyqi pohoi se nuk do ta respektojë këtë vendim, shkruan arbresh.info.
Ai tha se nuk do ta liroj zyrën e tij dhe se nuk do të lëshoj pe ndaj kriminelëve.
“Unë nuk do ta liroj zyrën dhe nuk do të lëshoj pe ndaj grupeve kriminale dhe të interesit. Është tu me çudit qysh nuk po munden me definu këtë punë prokuroria” tha Bytyqi.
Ndryshe, sipas njoftimit të kësaj ministrie, gjatë ditës së sotme ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.
Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ministri Abrashi shpreh vendosmërinë për hapje rrugë të funksionimit të drejtësisë në MI dhe ndalim të tentimit për të manipuluar me dokumentet e lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Mbi këtë bazë, Bytyqi është liruar nga detyra të hënën (01.03.2021)./arbresh.info/
LEXO EDHE
Arban Abrashi shkarkon sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza