Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, tha se nuk ka inate personale me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, teksa ka thënë se nuk ka ”zhgënjim personal, por publik”.
Ai tutje ka shtuar se ligjet që sipas tij, cenojnë mirëqenien e familjeve nuk kanë qenë pjesë e programit zgjedhor me të cilin ka garuar VV-ja, teksa ka thënë se Mimoza Kusari ka qenë ajo që ka këmbëngulur që këto ligje të projektohen.
”Kusari ka qenë promotorja e këtij problemi. Ngulte këmbë që këto ligje të projektohen. Është edhe Kurti që i ka mbështetur këto ligje, të cilat nuk kanë qenë temë e diskutimit para zgjedhjeve. Nuk kanë qenë pjesë e programit zgjedhor”, tha Korencia, për RTV21.
Ai tha se Kurti ka qenë i njoftuar për pakënaqësitë e tyre, por nuk është takuar me ta.
Korenica ka deklaruar se para largimit nga VV-ja nga Kurti kanë kërkuar tërheqjen e disa ligjeve, që sipas tij, cenojnë drejtpërdrejt mirëqenien e familjeve.
”Kurti ka qenë i njoftuar për largimin, s’ka pasur gatishmëri për të ndryshuar”, tha Korencia.
”Kemi dy vite që kemi kërkuar nga kreu dhe subjekti objekti të tërheqin ligjet të cilat cenojnë drejtpërdrejt mirëqenien e familjeve tona. Fillimisht ka qenë Kodi civil pastaj Ligji për fertilizim që mund të ketë sjell probleme të ndryshme. Këto ligje po cenojnë familjet tona. Pastaj ishte problemi edhe i gjendjes civile ku mundësohet që të gjithë individët të ndërrojnë gjininë me një deklaratë apo një ndjesi. Një agjendë e tillë u bë prioritet i kësaj qeverie ndër tjera. Ne e pamë të arsyeshme të mos vazhdojmë tutje”, tha Korenica.
Ai tha se brenda LVV-së ka shumë deputetë që nuk i mbështesin këto ligje dhe janë kundër, por që nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për mbështetjen e kauzës së tyre.
Korencia tutje ka treguar se si erdhi puna për bashkimin me AKR-n dhe PD-në.
”Kjo nismë ka filluar prej nesh prej deputetëve, nuk do të ishte e ndershme për të qëndruar në subjekt për të bërë pengesa tjera. Kemi kontaktuar të tjerët që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj kauze. Kemi telefonuar Aganin dhe Pacollin dhe kanë pranuar pa hezitim”, tha Korencia.
Ai ka thënë se njëra ndër arsyet që janë larguar nga VV-ja është edhe korrupsioni qeveritar.
”Kemi hasur në të tilla raste që mbështetin anëtarë të afërt të ministrave, punësime të ndryshme. Për neve kanë qenë të papranueshme. Nuk kemi qenë të kënaqur edhe për shumë çështje tjera që kanë qenë të neglizhuar. Prokuroria ka filluar të hetojë raste korruptive të tenderëve që kanë ndodhur. Rastet që përfundojnë në Prokurori janë raste tipike të korrupsionit”, tha Korenica.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...