Pasi u gjet nga Policia e Kosovës, flasin familjarët e Remzije Mustafës

00:02 | 15 Nëntor 2019
L G

Pak metra larg shtëpisë së saj është gjetur sot Remzije Mustafa,  e cila ishte zhdukur tash e 1 javë.

Ajo, u gjet nga Policia e Kosovës sonte rreth orës 21:00.

Arbresh.info ka vizituar familjen e Mustafës, të cilët  nuk kanë dashur të flasin para kamerës, mirëpo prapa saj kanë thënë se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është gjetur pak metra larg banesës, po mirë është gjendja e saj shëndetësore”, thanë shkurt familjarët e saj.

Ndryshe, Remzije Mustafa ishte zhdukur nga 7 nëntori, kur kishte dalur nga shtëpia e saj në lagjen Bregu i Dellit në Prishtinë.

Ajo është gjetur sot nga Policia e Kosovës  në një podrum të një shtëpie në Rr. Sali Nivica në Prishtinë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme