Adrijana Hoxhiq nga Ujedinjena Zajednica do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e saj kundër vendimit të PZAP-së si të pabazuar.
Në arsyetimin e Supremes thuhet se numri i votave të fituara nga ky subjekt politik nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit boshnjak në komuna të caktuara.
“Gjykata Supreme, e pranon në tërësi gjendjen faktike të konstatuar nga PZAP, pasi që me provat që gjenden në shkresat e lëndës, provohet në mënyrë të plotë dhe të besueshme gjendja faktike e konstatuar nga PZAP. Nga provat në shkresat e lëndës respektivisht nga hetimi i Panelit, është provuar se numri i votave të fituara nga subjekti politik Ujedinjina Zajednica – Adrijana Hodzic, nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit për të cilin ka konkurruar, si përfaqësues në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 14 shkurtë 2021, në Komuna të caktuara”.
“Nga provat që ka siguruar Paneli, veçanërisht nga raporti i OSBE, ka rezultuar se numri i banorëve të komunitetit boshnjak në komunat veriore është si vijon: Mitrovicë e Veriut 1,000 banorë, Zvecan 300, Zubin Potok nuk ka, Leposavic 350 banorë, ndërsa numri i votave për komunitetin boshnjak në këto Komuna është në disproporcion me numrin e banorëve në masë të theksuar. Kjo rrethanë është konfirmuar edhe me krahasimet e të dhënave për votuesit në zgjedhjet paraprake (2017 dhe 2019) në raport me zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Supremes.
PZAP-ja të hënën ka marrë vendim që të anulojë në tërësi votat e partive boshnjake Ujedinjena Zajednica – Adriana Hoxhiq, Koalicioni – VAKAT, Social Demokratska – Unija SDU, Nova Demokratska Stranka, Nasha Iniciativa në komunat si Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë.
Votat i janë anuluar pjesërisht partisë së Hoxhiqit dhe VAKATIT në komunën e Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...