Google ADS

Pasi Kurti votoi në Shqipëri, Skënder Hyseni pyet: A ka opozitë në Kosovë?

18:42 | 25 Prill 2021
M. A.

Anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka pyetur se a ka opozitë në Kosovë, pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet në Shqipëri, raporton Gazeta Express.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka përmendur edhe reagimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Hyseni ka thënë se Sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri sot fuqizonë kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë:

A ka opozitë në Kosovë?!!!

A e kemi përfunduar bërjen e Kosovës?!!!

A egziston Kosovocentrizmi?!!!

A e duam Kosovën?!!!

Para se të provoj të përgjigjem në këto pyetje, dhe duke e vlerësuar dhe mirëkuptuar rezonin dhe shqetësimin e Raportuesës për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dua të pergjigjem në dilemën e saj e cila thotë se “nuk e kupton dhe e konsideron të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri” Nuk i vë faj Znj. Von Cramon që nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, ndonëse besoj se ajo e kupton katërcipërisht. Dhe në fund të fundit, ka pak rëndësi a e kupton ajo këte apo jo!

Probelm thelbësor është moskuptimi i frikshëm i kësaj maskarade poltike dhe heshtja në Kosovë, karshi veprimeve që minojnë vet qenien e Kosovës. Heshtje gjithënadej në Kosovën tonë të frikësuar dhe të nëpërkëmbur. Kosovë, pa opozitë politike. Opozitë heshtake, vazale dhe oportuniste…..

Sjellja e kastës politike kosovare në Shqipëri sot fuqizonë kundërshtimet dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, duke aplikuar këtu ate që në diplomaci quhet ambiguitet i qelimshëm, përgjigjet në pyetjet e mësipërme ua lë qytetarëve të Kosovës!!!!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme