Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Pagën Minimale.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se 80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj.
“80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj. Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka shkruar se ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 170 euro, sot e dërguan Ligjin për Pagën Minimale në Gjykatën Kushtetuese
“Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti”, tha Murati, përcjell Arbresh.info
Murati tha se opozita po tenton që me çdo kusht ta bllokojë këtë ligj, teksa pyeti “pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”.
Ndryshe sot gjatë ditës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se presin që gjykata të vendosë drejtësinë.
“Sot AAK, e mbështetur edhe nga dy deputetë të pavarur, e dorëzoi kërkesën për plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale. Ne kërkesën tonë e kemi adresuar bazuar në tri çështje: E para, Këshilli Ekonomik Social asnjëherë nuk është konsultuar për këtë ligj, çka paraqet shkelje flagrante. E dyta ka të bëjë me diskriminimin e një kategorie si ajo e të verbërve dhe e treta lidhet me veteranët. Kryeministri të na ka treguar se kush e ka pagën sot në Kosovë 260 euro. Ky është një mashtrim i radhës”, shtoi Tahiri./Arbresh.info/
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...