Pas Bangladeshit e Sudanit e para Libisë e Koresë së Veriut, qëndron për nga fuqia, pasaporta e Republikës së Kosovës.
Radhitja bëhet duke u bazuar në lirinë e lëvizjes dhe përballjes me viza të poseduesit të një pasaporte të tillë.
“The Henley Passport Index”, faqe e specializuar për çështje të tilla, e radhit pasaportën e Kosovës në vendin e 104 për nga fuqia e saj.
Nga vendet e rajonit, ajo e Sllovenisë dhe Kroacisë qëndrojnë më së miri. E Sllovenisë ndodhet në vendin e 10, pas asaj të Letonisë e para Islandës, kurse e Kroacisë është në vendin e 17 në nivel botëror, pas Bullgarisë e para Hong Kongut.
Pasaprta e Serbisë ndodhet në vendin e 37, pas Paraguajit e para Perusë, kurse e Maqedonisë së Veriut në atë të 44, pas Tuvalusë e para Kiribatit.
Sa i përket vendeve përreth Kosovës, ajo e Malit të Zi është në vendin e 45, pas Kiribatit e para Ishujve Marshall, kurse e Bosnje e Hercegovinës në vendin e 49, pas Ishujve Palau e para MikronezisëPasaporta e Shqipërisë për nga fuqia ndodhet në vendin e 51, pas asaj të Gjeorgjisë e para asaj të Turqisë, në nivel botëror.
Pasaporta më e fuqishme në botë mbetet për të disatin vit me radhë ajo e Japonisë, pasuar nga Singapori, Gjermania, Koreja e Jugut e Finlanda.
Kurse më të dobëtat janë ato të Afganistanit, Irakut, Sirisë e Pakistanit.
“Indeksi i Pasaportave Henley” është indeksi origjinal dhe më autoritar i pasaportave, me të dhëna historike që përfshijnë 17 vitet e fundit.Indeksi dhe përmbajtja e tij bazohen në të dhënat e ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) dhe plotësohen, përmirësohen dhe përditësohen duke përdorur kërkime të shumta të brendshme dhe të dhëna online me burim të hapur. Indeksi përfshin 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi. I përditësuar çdo tremujor, Indeksi i Pasaportave Henley është indeksi më i fuqishëm dhe më i besueshëm i këtij lloji./rtk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...