Google ADS

Pasaktësitë në listën e votuesve, deri kur mund të kërkoni rishikim nga KQZ-ja?

17:58 | 12 Tetor 2024
R J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se pasaktësitë dhe lëshimet në listën e votuesve, mund të kundërshtohen deri më 28 dhjetor të këtij viti, përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org.

“Çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj, duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse apo përmes sistemit elektronik”.

“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në njoftimin e KQZ. /klankosova.tv

Të ngjashme