Google ADS

Pasagjeri sulmon policin në detyrë, të dy marrin tretman mjekësor

08:51 | 29 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Një pjesëtar i policisë së Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës ka marrë lëndime trupore këtë të martë në Prishtinë.

Sipas policisë, zyrtari policor derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga një person (pasagjer), ka njoftuar policia.

Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme