Pas ashpërsimit të masave anti-covid nga Italia, nuk i ka shpëtuar as Kosova, raporton arbresh.info.
Disa pasagjerë sot janë kthyer pas nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që nga 16 dhjetori kosovarët mund të udhëtojnë në Itali vetëm për nevoja urgjente, shëndetësore dhe për studime.
Kjo nuk ju ka pëlqyer pasagjerëve e ku kanë kërkuar llogari edhe nga zyrtarë në aeroportin e Prishtinës.
Arbresh.info ka kontaktuar më zyrtaren për media në Aeroportin “ Adem Jashari”, Valetina Gara e cila ka thënë se udhëtarët duhet të kenë parasysh për masat shtet në shtet për ku ata udhëtojnë para se të nisen për në aeroport.
‘Ne vazhdimisht ju kërkojmë udhëtareve që para se të udhëtojnë t’i referohen rregullave të fundit të shtetit për ku ata udhëtojnë”, tha Gara.
Tutje Gara tha se disa pasagjer sot nuk janë lejuar të bëjnë në regjistrimin në sportelet e aeroportit Adem Jashari si shkak i disa ndalesave të reja nga shteti italian.
“Udhëtaret të cilët sot nuk janë lejuar të regjistrohen në sportel është për shkak te ndalesave të reja të shtetit Italian të cilat janë edhe të publikuara në web faqen zyrtare të Ambasadës së Italisë në Kosovë”, tha Gara.
Gara po ashtu ka lutur pasagjeret që ankesat e tyre ti adresojnë në kompanitë ajrore me të cilat kanë planifikuar udhëtimin.
‘Prandaj lusim udhëtarët që çdo ankese të tyre ta dërgojnë në kompaninë ajrore me të cilën kishin planifikuar udhëtimin’, tha Gara.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...