Pas zyrtarit policor, arrestohet edhe qytetari që ia dha 1 mijë euro ryshfet

16:41 | 24 Shkurt 2024
R J

Veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kurse të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit për 48 orë .

Lexo edhe:

Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) .

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./Arbresh.info/

Të ngjashme