Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka kërkuar që pas ngjarjeve që ndodhën javën e kaluar, ku mbetën të vrarë te persona në disa loklae, të vendoset ora policore.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit na ka shqetësuar të gjithëve tej mase, shkruan Arbresh.info.
“Ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit na ka shqetësuar të gjithëve tej mase. Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë. I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet. Orë policore;”, ka shkruar deputeti Berisha./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...