Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike është vendimi më i rëndësishëm i vitit 2020.
Përmes një statusi në Facebook, ka thënë se PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.
Postimi i plotë i tij:
Votimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës është vendimi më i rëndësishëm në vitin 2020. PDK-ja u rreshtua me interesat e popullit, familjeve, punëtorëve që humbën vendet e punës nga pandemia dhe me bizneset që u prekën dhe u mbyllën nga kriza.
Orientimi jonë është i qartë, i asaj që e përsëriste kryetari Kadri Veseli se “ne jemi opozitë e qeverisë, por jo e shtetit”.
Urime qytetarëve të Kosovës!
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...