Pas vizitës së Escobarit dhe Lajçakut, këto janë të rejat për dialogun

15:17 | 2 Shkurt 2022
V. S.

“Në momentin kur zotëri Borell do të na ftoj për bisedime,  ne do të shkojmë”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për vazhdimin e  dialogut Kosovë-Serbi.

Por për të marr pjesë në tryezën e diskutimit më Serbinë, Kurti ka edhe kushte, raporton arbresh.info

“ Kur zyra e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, zotëri Borell të na thërras në takim ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në bisedime atje. Ne e duam dialogun parimorë dhe dialogun  duam për marrëveshje dhe jo dialog për dialog. Ky dialog për marrëveshje do të thotë statusi i marrëdhënieve tona dhe në qendër ta përmbaj njohjen reciproke”, tha Kurti në një konferencë për media.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës-ndihmës sekretari Gabriel Escobar, kanë qëndruar në një vizite tri ditore në Kosovë, derisa sot kanë shkuar në Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme