Google ADS

Pas vizitës në Uashington, Skender Hyseni sot kthehet në Kosovë

08:25 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, sot rreth orës 14:00 pritet të kthehet në Prishtinë.

Arbresh.info, merr vesh se Hyseni pas kthimit do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Arsyeja e takimit do të jetë informimi për të gjitha takimet që ka zhvilluar në Bruksel e SHBA, raporton Arbresh.info.

E takimit Mustafa-Hyseni ka shumë gjasa t’i bashkohet edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili me herët nuk kishte pranuar të takonte Hysenin.

Kujtojmë që nga 2 gushti, Hyseni është duke qëndruar në SHBA, pas disa takimeve në kryeqendrën evropiane, Brukselin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme