Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pritet të dal në një konferencë për media pas kthimit të tij nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, Mehaj do të jap detajet më të rëndësishme lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Konferenca do të mbahet nesër nga ora 12:30, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në këtë konferencë do të adresohet para jush ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me përmbledhje të informacioneve më të rëndësishme lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Siç jeni të informuar paraprakisht, ministri Mehaj ka realizuar takimet në nivelet më të larta politikbërëse dhe vendimmarrëse të SHBA-së në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe diplomacisë amerikane”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Të nderuar gazetarë/gazetare,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Pas vizitës të suksesshme të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju ftojmë në konferencë për media.
Në këtë konferencë do të adresohet para jush ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me përmbledhje të informacioneve më të rëndësishme lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Siç jeni të informuar paraprakisht, ministri Mehaj ka realizuar takimet në nivelet më të larta politikbërëse dhe vendimmarrëse të SHBA-së në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe diplomacisë amerikane.
Konferenca do të mbahet nesër, më 21.10.2021, duke filluar nga ora 12:30, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas konferencës, do të ketë një koktej rasti, ku gazetarët do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me ministrin Mehaj.
Gjithashtu, ftojmë gazetarët të respektojnë rregullat nga vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë me Covid-19.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...